Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Ermal Fejzullahu flet pas aksidentit. Policia e Kosovës jep detaje

Këngëtari i njohur Ermal Fejuzullahu gjatë ditës së sotme ka pësuar aksident me makinën e tij “Range Rover” bejne me dije mediat kosovare.

Ngjarja ka ndodhur tek menza e studentëve. Këngëtari nuk ka pësuar lëndime, përveç dëme materiale.

loading...

Kështu deklaroi Bajram Krsaniqi, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Po, në ora 18:30, tek semaforët tek menza e studentëve ka qenë një vet-aksident, nuk ka persona të lënduar”, tha Krasniqi për mediat.

“Deshta me ju njoftu që kam qenë pjesë e një aksidenti, së bashku me disa anëtarë të familjes time. Të gjithë jemi shëndosh e mirë dhe nuk është diçka për me u bë tragjike”, tha ndër tjera Ermali ne nje koment ne lidhje me ngjarjen, citon indeksonline.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet