Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Debati për platformën, Meta thirrje Ramës: Destruktiviteti minon mundësitë për dialog

Presidenti Ilir Meta në postimin që njofton takimin me ambasadorin e Britanisë i kthen edhe një përgjigje Edi Ramës, që u shpreh se nuk e kishte marrë platformën.

Kreu i shtetit thotë se i ka shprehur keqardhjen ambasadorit për mënyrën destruktive të sjelljes ndaj këtij propozimi, duke minuar mundësitë për dialog.

loading...

“Kënaqësi të takoja sot Ambasadorin e Britanisë Madhe, Sh.T.Z Duncan Norman. E falenderova për angazhimin e Tij të përkushtuar dhe vendosmërinë për të ndihmuar të gjitha palët për miratimin sa më parë të Reformës Zgjedhore.

Ndryshim rrënjësor i jetës së banorëve
Theksova angazhimin tim për Platformën (Non Paper) të 8 prillit të bërë publike sot me qëllim avancimin e axhendës së integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe kërkova një qasje gjithëpërfshirëse dhe vullnet konstruktiv të të gjitha palëve të përfshira.

Gjithashtu shpreha keqardhjen për mënyrën destruktive të sjelljes ndaj këtij propozimi, duke minuar mundësitë për dialog” thotë Meta.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet