Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Bella ciao” për Ramazan nga minarja e xhamisë në Izmir, alarmohen autoritetet turke

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një xhami në qytetin e Izmirit, në Turqi gjatë lutjeve në muajin e shenjtë te Ramazanit.

Në vend të lutjes së hoxhës, nga minarja e kësaj xhamie u dëgjua kënga e serialit të famshëm “La casa de papel”, Bella Ciao.

Kjo i ka shqetësuar të gjithë banorët përreth si dhe autoritetet të cilët u detyruan të ndërhyjnë.

loading...

Për shumë pak kohë, videoja e publikuar bëri xhiron e rrjetit ku ka nxitur dhe shumë debate e kritika.

Zyra vendore për punët fetare ka denoncuar rastin si sabotim, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim të thelluar.

Prokuroria e Izmirit ka nisur një hetim për rastin në fjalë dhe videot e shpërndara, duke e quajtur këtë që ndodhi fyerje ndaj vlerave fetare.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet