Teatri, Rama: Basha ishte në gjumë duke ëndërruar, unë kam ardhur në politikë për sukses

Politikë
Teatri, Rama: Basha ishte në gjumë duke ëndërruar, unë

"Në rast se do të vijë një valë tjetër që do të jetë më e rëndë se ajo që kaluam edhe për ne, edhe sikur të përsërisim të njëjtat gjëra ta përballojmë përsëri me atë dinjitet dhe seriozitet.

Presidenti i Turqisë dhe të tjerë më kanë shprehur këtë admirim për cka ka bërë shteti shqiptar, por është mashtrim kur sapo e konfirmuan mustaqet e nostalgjisë (i drejtohet Kujtim Gjuzit me ironi).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sigurisht që do të hapemi por jo si te teatri ku papritur u turr turma si sheshi te përsheshi. Turma e përgatitur prej shumë kohësh që e kishte hipotekuar prej dy vitesh atë godinë si kështjellën ku do të organizonte sulmin final mbi dhe. Por kur dobësia është që mbi të gjitha vjen gjumi dhe kapesh në gjumë teksa je duke ëndërruar se tanimë ke triumfuar dhe hap sytë dhe sheh që kalaja ka rënë ka dëshpërim. Humbin një betejë kur kanë humbur rrugën dhe objektin.

Por kanë zgjedhur rrugën e gabuar me objekltin e gabuar se nuk po them njerëzit e gabuar, habitem si nuk na kanë njohur akoma. Dikush më coi një mesazh dhe më tha 'si nuk u mërzite 21 vite dhe nuk u ndave derisa e prishe' E pra, përgjigja është e thjeshtë, unë nuk kam ardhur dhe as rri në politikë kap ca të kap, por për të bërë sukses dhe për të luftuar për bindjet e mia, nuk jam shumë i zoti për konsensus dhe nuk më vjen zor, se jam i luftës për bindjet".

ME TE LEXUARAT