Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Plas keq sherri mes Xhensila Peres dhe Alesia Bamit

Ish-banorja e Big Brother, Xhensila Pere, është shprehur se Alesia Bami, një nga prezantueset në “E diell”, është moderatorja më kot në vend.

E ftuar në emisionin “Mes yjesh”, Pere tha se kur Bami moderon, duket sikur ka dalë për kafe. Sipas Xhensilës, Alesia është shumë e bukur mirëpo në vendin e saj mund të qëndrojë dikush tjetër që është më i aftë për ta bërë atë punë.

loading...

“Më shumë se prezantuesit janë formatet më kot. Për shembull Alesia është kaq e bukur kaq e mirë, mirëpo në vendin e saj mund të ishte dikush tjetër që është më i aftë.

Për Alesia Bamin flas. Më duket sikur është në një kafe, është shumë e bukur, e kam pasur që 14 vjeçe në Mis Universe, por për aty nuk më duket dhe aq e denjë,”- tha Xhensila.

Pas deklaratës së saj ka reaguar dhe Alesia. Ajo ka publikuar në Instastory një video nga makina duke dëgjuar këngën e Samantës dhe Onatit “Ti se din se”. “Ti do me kon si unë ama veten nuk e jep”, është pjesa e këngës, e cila duket si një dedikim. “Kush je ti?”, shkruan Alesia krahas videos.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet