Mbushi 4 muaj, Elisa Spiropali ndan momentin e veçantë me të birin

Politikë

Në janar, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u bë nënë për herë të dytë. Elisa solli në jetë një djalë të cilit i vendosi emrin Kren.

Kreni feston 4-mujorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë Elisa ka zgjedhur të ndajë me fansat në Facebook një foto nga një moment i veçantë. “4 muaj ëmbëlsi”, shkruan Spiropali krah fotos. Për emrat e veçantë që ka zgjedhur për fëmijët, Spiropali ka treguar:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë kam zgjedhur që vajzës dhe djalit tu vë dy emra të shkurtër që në shqip kanë kuptim. Nalta- që do të thotë nalt, lart, dhe Kren- si shqipja me dy krena, kokë… kështu që dhe të dy bashkë duket sikur kanë një kuptim, pra kren-nalt, duket sikur kanë një kuptim, pra kryenaltë”, tregoi Elisa.

ME TE LEXUARAT