Propozimi Yuri Kim për model danez në zgjedhje? Basha tregon se si qëndron e vërteta

Politikë
Propozimi Yuri Kim për model danez në zgjedhje? Basha tregon se si

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar pas përfundimit të protestës së Aleancës se Edi Rama ka hedhur në erë procesin e Reformës Zgjedhore duke shëmbur godinën e Teatrit Kombëtar. Basha tha se opozita ka bashkuar forcat dhe do të bëjë gjithçka për të arritur qëllimin e nisur prej 3 viteve për të rrëzuar Edi Ramën.

Kreu i PD-së është pyetur edhe për një propozim që qarkulloi nëpër media se ishte bërë nga ambasadorja e SHBA ndaj Këshillit Politik për Reformën Zgjedhorem, ai i ndryshimeve duke u bazuar në modelin e Danimarkës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kushtet në të cilat padrejtësia shtyp qytetarët, ka një emër, ky është Edi Rama. Ne kemi bashkuar sot gjithë forcat tona anembanë Shqipërisë në një projekt ndryshimi që merr jetë me votën e shqiptarëve. Është e paevitueshme. Rama është investuar të ndalë integrimin, zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kjo i jep shtysë sot betejës sonë 3-vjeçare për një apel kombëtar dhe ndërkombëtar. Në ditët në vijim PD dhe opozita do të vijojnë hapat e mëtejshëm që synimi ynë për t’ju dhënë shqiptarëve lirinë e votës, pa të cilën nuk mund të ketë as Europë, as zhvillim të realizohet, të shporret një qeveri ozurpatore, një kriminel dhe qeveri kriminale.

PD dhe opozita kanë patur dhe kanë treguar reformë zgjedhore, sot nuk është përgjegjësia jonë. PS dhe Edi Rama kanë hedhur në erë besimin në këtë proces, që bie mbi Edi Ramën. Nuk kam marrë asnjë propozim amerikan për procesin zgjedhor”, tha Basha.

Por në fakt Basha u shpreh ndryshe nga aleati i tij Fatmir Mediu një ditë më parë, kur ky i fundit i konfirmonte propozimet e Kim.

“Ambasadorja amerikane ka sjellë një propozime për sistemin danez. Unë nuk besoj që ambasadorja amerikane ka sjellë thjesht për të konsumuar një ide, por sepse ka gjykuar se është një sistem që vlen nga pikëpamja e përfaqësimit dhe klimës politike në Shqipëri”, tha Mediu.

Rudina Hajdari gjithashtu ka konfirmuar publikisht ekzistencën e këtij propozimi të bërë nga ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim. Edhe Astrit Patozi ka thënë se fakti që asnjë nga liderët e partive të mëdha në vend nuk reagon për këtë propozim amerikan, tregon se ata nuk janë dakord me ndryshimin e sistemit zegjedhor sipas modelit danez, me lista të hapura kandidatësh.

ME TE LEXUARAT