Nëna e fëmijëve të përdhunuesit, e tmerruar nga lirimi i rij i mundshëm

Bota
Nëna e fëmijëve të përdhunuesit, e tmerruar nga lirimi

Një grua që ishte marrë peng kur ishte adoleshente dhe është mbajtur si skllave seksi në një bunker nga një përdhunues, thotë se jeton me frikë se sulmuesi i saj do të dalë së shpejti i lirë në qytet.

Tashmë 34 vjeçarja Ekaterina Martynova, u mor peng në moshën 14 vjeçare në shtator të vitit 2000 së bashku me shoqen e saj Elena Samokhina, asokohe 17 vjeçe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Asokohe 50 vjeçari Victor Mokhov, mori peng dy adoleshentet e tmerruara dhe i mbajti të mbyllura për tre vjet. Rrjedhimisht ai u kap dhe u dënua me 17 vjet burg, por së shpejti mund të rikthehet si qytetar i lirë.

Dy adoleshentet po ktheheshin në shtëpi në qytetin Skopin në rajonin perëndimor të Ryazan Oblast kur u ndaluan nga Victor Mokhov. Ai i mori vajzat dhe i mbajti të mbyllura në një bunker pranë shtëpisë së tij, për më shumë se tre vjet.

Ai i përdhunonte ato me ndihmën e një gruaje të quajtur Elenda Badukina. Gjatë kësaj periudhe Ekaterina lindi dy fëmijë.

Përdhunuesi nxirrte rregullisht dy vajzat për xhiro, por në vitin 2003 Ekaterina i la në dorë një gruaje që lypte një letër ku kërkonte ndihmë.

Policia më pas arriti të lokalizonte vajzat dhe Mokhov u arrestua.

Ekaterina ishte përsëri shtatzënë kur policia e gjeti, por fëmija e tretë i vdiq gjatë lindjes. Dy fëmijët e saj të tjerë janë dërguar për kujdesje.

Në vitin 2004 Mokhov u dënua me 17 vjet burg ndërsa asistentja e tij Badukina me pesë vjet e gjysmë.

Ekaterina ka shkruar tashmë një libër për tmerrin e kaluar, ku përmend se përdhunuesi i saj i ka shkruar një letër nga burgu në 2017.

Ajo thotë: “Isha vetëm në shtëpi kur pashë këtë letër. U tmerrova sesi ai kishte gjetur adresën timë. E grisa letrën copa copa dhe e flaka por pastaj i mblodha copat dhe e lexova”.

Ekaterina shton: “Kur isha në gjykatë 16 vjet më parë, besoja se 17 janë një kohë shumë e gjatë, por tani e kuptoj që duhet të kisha kërkuar dënim më të gjatë”.

Ajo tashmë jeton me burrin e saj dhe dy fëmijët e tyre.

ME TE LEXUARAT