Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Aktori Mirush Kabashi në karrige me rrota, publikohet fotoja e tij nga spitali

Mirush Kabashi, i ka shqetësuar të gjithë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Aktori i madh prej disa ditësh është shtruar në spital ku dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, e cila ka dalë me sukses.

Me dalje shumë të rralla kohët e fundit në ekran dhe skenë, sot mund të shohim një foto të tij, të cilën e ka publikuar një punonjëse e spitalit ku aktori kurohet.

loading...

Fotoja është publikuar nga Oriela Cano. “Një kujtim shumë i bukur me Mjeshtrin e Madh të Skenës Z. Mirush Kabashi, një artist i pazëvëndësueshem” shkruan Cano në një postim në Facebook.

Një muaj më parë artisti i madh festoi 72 vjetorin, ndërsa i urojmë shërim të shpejtë. Pavarësisht sëmundjes, aktori duket i qeshur dhe plot pozitivitet.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet