Zbardhet vrasja e shqiptarit në Athinë, arrestohet fqinji që i mori jetën për borxhin 130 euro

Aktualitet
Zbardhet vrasja e shqiptarit në Athinë, arrestohet fqinji që i

GREQI

Zbardhet ngjarja me vikimë një 65-vjeçar shqiptar në Artemidha, zonë periferike e Athinës. 65-vjeçari shqiptar u gjet pa ndjenja nga fqinjë, jashtë shtëpisë, më 10 maj, ndërsa dha shpirt pak më pas në spital.

Policia e Athinës ka arrestuar sot një 34 vjeçar shqiptar, punëtor ndërtimi, banor i të njëjtës zonë, fqinj i viktimës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas policisë greke, 65-vjeçari humbi jetën për 130 euro, që kishte marrë borxh nga 34-vjeçari dhe nuk kishte mundësi të kthente pas. Familja e viktimës nuk ishte në dijeni për borxhin.

Pas një debatimi që përfundoi në përleshje të ashpër, 34-vjeçari e hodhi në shesh viktimën, duke e qëlluar me shkelma dhe grushta në kokë. Të dhënat e 34-vjeçarit nuk bëhen publike, ndërkohë që ditët në vijim pritet seanca para prokurorisë greke.

ME TE LEXUARAT