Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Veliaj i përgjigjet Metës: Pse s’e shpalle “godinën e tallashit” monument kulture kur ishe kryeministër

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i është përgjigjur në Abc News presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili bëri thirrje të mos ndalet kauza për Teatrin deri në rindërtimin e tij.

Veliaj tha se Meta ka pasur mundësi ta shpallte atë që e cilësoi si godinë tallashi, monument kulture por nuk e bëri sepse ishte godinë pa vlerë, ndërsa sot po tenton ta përdorë për sulme politike.

“Zoti Meta ka qeënë kryeministër. Ka pasur në dorë fatet e vendit. Duhet ta kishte bërë godinën e tallashit monument kulture kur ishte në krye të vendit. Ai kastile ka shkuar në një gjykatë që nuk e ka kompetencë fare, mund të shkonte në Gjykatën Administrative.

Ai ka pasur mundësi ta shpallte monument kulture. Për 80 vite ajo është cilësuar godinë pa vlerë. Të kujtohesh tani për një godinë pa vlera dhe të tentosh ta kthesh demokracinë me një godinë tallashi.

Gjuhën e Metës është tipike. Ndodhi edhe në muajin qershor për zgjedhjet. U thirr revolucion. E kemi shtyre këtë”, u shpreh Veliaj./abcnews.al

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
1 Comment
  1. piere says

    nuk ka mete poshter kur se katundari ka nji pergjesi ose si puna e ketij nji post drejtus.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet