SHBA-BE vihen në lëvizje për të zgjidhur krizën! Rama: Të shohim përpara për 'Zgjedhoren'!

Aktualitet
SHBA-BE vihen në lëvizje për të zgjidhur krizën! Rama:

TIRANE-Ndërkombëtarët ndërhyjnë sërish për të ulur gjakrat në politikën shqiptare për të rikthyer palët në tryezën e Reformës Zgjedhore që u bojkotua nga opozita, e cila nisi valën e protestave pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Pas takimit për rreth një orë me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim për të diskutuar për ngërçin politik, kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale thotë se ka pasur biseda të tjera me miqtë ndërkombëtarë edhe jashtë vendit. Kreu i qeverisë thotë se nga bisedat me ndërkombëtarët është adresuar domosdoshmëria e finalizimit të reformës zgjedhore. Për këtë, shton Edi Rama, shumica ka gatishmëri të plotë, por opozita e ka bojkotuar dhe rikthimi duket i vështirë.

"Biseda të mira sot me miq ndërkombëtarë jashtë vendit, për të përmbysur me fakte kështjellën e baltës së eksportuar nga prodhuesit e shpifjeve për godinën e shembur dhe ngjarjet rrotull saj! Gënjeshtra vrapon më shpejt se e vërteta, po këmbët e shkurtëra e lënë në mes të rrugës. Biseda të mira edhe me miqtë ndërkombëtarë në Tiranë dhe dakordësi e plotë për të parë përpara të gjitha bashkë, duke adresuar menjëherë domosdoshmërinë e finalizimit të reformës zgjedhore, me të gjithë gatishmërinë tonë për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODHIR-it" shkruan ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I menjëhershëm ishte reagimi i Lulzim Bashës. Pak sekonda pas postimit të kryeministrit, lideri i PD-së thotë se shqiptarët e ndershëm ja kanë hequr vizën Edi Ramës. "Rama nuk e sheh më vizën e korrupsionit dhe as vizën e dhunës. Ai është peng i krimit, dhe sillet si kriminel me njerëzit. Është peng i oligarkëve dhe punon vetëm për ta. Ai vjedh përditë, shkatërron dhe varfëron shqiptarët. Ai shfrytëzoi edhe pandeminë për të vjedhur, për të shkatërruar teatrin, për të grabitur pasuritë publike dhe i la njerëzit pa asnjë ndihmë. Prandaj Shqipëria do shpëtojë prej këtij hajduti ordiner që bën vetëm keq: gjithë njerëzit e ndershëm ja kanë hequr vizën".

Kryemadhit, që kërkon mosbindje civile. Kryetarja e LSI-së ka postuar një shprehje të Mahatma Gandhit, që mosbindja civile kthehet në një detyrë të shenjtë kur shteti bëhet i paligjshëm ose i korruptuar. "Mosbindja civile kthehet në një detyrë të shenjtë kur shteti bëhet i paligjshëm ose i korruptuar. Dhe një qytetar që pajtohet me një shtet të tillë, bëhet pjesë e korrupsionit dhe paligjshmërisë së tij".

Por cfarë ndodhi sot? Dy ditë pas shembjes së teatrit dhe një pas protestës së parë, teksa e radhës është nesër, ambasadorët e BE-së zhvilluan një takim në mëngjes me Lulzim Bashën në selinë blu, dy orë më pas ishte ambasadorja e SHBA që i shkoi në zyrë kryeministrit, ndërsa paralajmëroi se do të takonte edhe kryedemokratin.

ME TE LEXUARAT