Rudina Magjistari: Shembja e Teatrit, pamje te trishta, na dhemb te gjitheve

Showbiz
Rudina Magjistari: Shembja e Teatrit, pamje te trishta, na dhemb te gjitheve

Drejtuesja e emisionit “Rudina” në Tv Klan, Rudina Magjistari, ka reaguar këtë të hënë pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, një ditë më parë.

Magjistari tha se pamjet e mëngjesit të ditës së djeshme ishin të trishta për të gjithë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Do ta nisim programin e sotëm pikërisht me ngjarjen e djeshme, me lajmin me të cilin u zgjuan të gjithë shqiptarët në mëngjes, pikërisht atë të prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Sigurisht që ishin pamje të trishta, i dhembën shumë të gjithëve, besoj unë pa përjashtim, kujtdo që në këtë periudhë ka marrë një anë dhe është pozicionuar ‘pro’, apo ‘kundër’ shembjes së Teatrit Kombëtar, të lidhur shpirtërisht, nostalgji e fortë na lidh sigurisht me atë godinë dhe me atë teatër, ku kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm shumë e shumë artistë, artistët më të mëdhenj të skenës sonë.

Është i shembur tashmë. Dhe aty është planifikuar siç dihet dhe siç janë shfaqur edhe pamjet e këtyre ditëve, një projekt i ri, një teatër i ri, modern, shumë më i madh. Dhe pikërisht referuar kësaj ngjarjeje, ne kemi përgatitur një material që është një përmbledhje e lajmeve të ditës së djeshme.”

ME TE LEXUARAT