Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

E pazakontë në Meksikë, bie breshër në formë koronavirusi, banorët: Shenjë nga zoti

Breshëri me formen e COVID ka “pushtuar” Meksikën. Eshtë e habitshme se si copëzat e tij, që kanë mbërritur në duart e njerëzve, janë të ngjashme me formën e koronavirusit!

Ky fenomen mund të jetë një shenjë nga Zoti shprehen disa e ndërsa disa të tjerë janë frikësuar tmerrësisht shumë.


Kalimtarët e tmerruar në komunën e Montemorelos, në Meksikën e veriut, Nuevo Leon, i kanë ndarë pamjet e breshërit në rrjete sociale.

loading...

Një banor tha se ndoshta zoti po jep shenja me anë të motit, ndërsa një tjetër tha se këto janë mesazhe që nënkuptojnë se duhet të besojmë më shumë te krijuesi.

Forma e koronavirusit, si qelizë, është sferike me thumba, dhe këto copëza akulli duken identike si ato.

Meteorologu dhe konsulenti i Organizatës Botërore të Meteorologjisë (WMO), Jose Miguel Vinas, tha se copëzat e breshrit ishin në të vërtetë mjaft normale.

“Brenda një stuhie, një top breshri do të fillojë si një formë e vogël sferike dhe do të grumbullojë shtresa akulli në krye,” tha ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet