Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Reforma Zgjedhore, Hajdari thirrje Bashës: Mos rrini kot nëpër sheshe! Më mbështet në tryezë

Diten e sotme ishte parashikuar mbledhja e radhës e të mandatuarve politik për Reformën Zgjedhore, por opozita jashtëparlamentare pas shembjes së Teatrit vendosi të mos paraqitet në tryezë.

Damian Gjiknuri i bëri thirrje PD dhe LSI t’i rikthehen tryezës, Hajdari në një deklaratë për mediat i kujtoi kreut të PD-së Lulzim Bashës premtimin dhe marrëveshjen që ka bërë me Aleancën për Teatrin për ndryshimin e sistemit zgjedhor:

“Nëse PD e ka seriozisht që do të mbështesë Aleacën të vijë në tryezë të mbrojë ata meqë ka bërë një marrëveshje, ku thotë se angazhohet plotësisht për këtë tryezë. Le ta çojnë një premtim të vetëm deri në fund, dhe mos të rrinë kot nëpër sheshe.

Teatri u shemb cfarë do bëjmë tani? Hajdeni këtu dhe çoni në fund premtimet që keni dhënë. Është në këtë kontratën që ata kanë bërë me Aleancën, hajdeni ndryshoni sistemin zgjedhor. Unë e mbështes protestën sot, synimi im është ndryshimi i sistemit. Prandaj po e sjell në dukje kontratën që ka bërë PD. Ku është Basha ?

Unë sot i kërkova Gjiknurit që nuk duhet ta vazhdojmë takimin sepse nuk kishim gjë zyrtare për mungesën e tyre në takim, e dëgjuam nga mediat. Prandaj kërkova shtyrjen që të mos diksutojmë asgjë pa praninë e tyre. Duke qëndruar brenda sistemit mund ta ndryshosh atë, po dole është e vështirë. Prandaj i them PD të vijë në tryezë dhe të më mbështesë”, tha ajo.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet