Grida Duma zbulon nga protesta kushtin e Bashës që opozita të ulet në tryezë me PS

Politikë
Grida Duma zbulon nga protesta kushtin e Bashës që opozita të

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, deklaroi për se qëndrimi i PD-së është mbështetja dhe respektimi i vendimeve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit mbi protestat e ardhshme.

Në lidhje me Reformën Zgjedhore, Duma tha: “Nëse do të ulemi në një tryezë, duhet minimalisht siguria ligjore. Ne kemi pasur sot, dje dhe pardje provën që nuk ka siguri ligjore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk mundemi të shkojmë në një tryezë sot, ku minimalja është kontrata mes palëve. Përndryshe, djalli fshihet në detajet e ligjeve.

Janë rritur zërat e ndërkombëtarëve që e kanë lavdëruar rolin e opozitës për çështjen e Teatrit.

Ky është një nga ato momente për të cilat jemi krenarë, por nënqeshim me ironi sepse duhej bërë edhe më shumë përpara se të bëhej dëmi” përfundoi ajo.

ME TE LEXUARAT