Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Debatet për rihapjen e futbollit, UEFA cakton afatin e ri për Federatat

Me rënien e kurbës pandmeike, në shumë vende të ndryshme të botës kanë filluar planet për rihapjen e vendit. Në kuadër të këtyre masave përfshihet edhe rihapja e aktiviteteve sportive. Organi më i lartë i Europian UEFA ka njoftuar se mbledhja e programuar për më 27 maj shtyhet më 17 qershor.

Arsyeja është e thjeshtë. Shumë shtete ende nuk kanë menduar për futbollin dhe rihapjen e tij. Data e re e Komitetit Ekzekutiv do të jetë 17 qershori dhe në këtë mënyrë federatat kanë kohë për të dorëzuar dokumentacionet dhe vendimet e tyre.

loading...

Rekomandojme

Kjo shtyrje nga 25 maji deri në qershor ka ardhur, edhe sepse qeveritë kanë kërkuar kohë për futbollin dhe jo një kufi, pasi do të shtynin federatat për t’i dhënë fund sezonit.

Kujtojmë se ka patur disa mosmarrëveshje mes qeverive të vendeve të ndryshme dhe federatave sportive në lidhje me rihapjen e futbollit pasi konsiderohet akoma si një vatër e nxehtë e përhapjes ë kòronavirusit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet