Basha “ankohet” tek Mitsotaqis për dhunimin e demokracisë në Shqipëri

Politikë
Basha “ankohet” tek Mitsotaqis për dhunimin e demokracisë

Pak përpara fillimit të protestës për shembjen e teatrit, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një video-konference me kryeministrin grek Kiriakos Mitsotaqis.

Kryedemokrati Basha shprehu shqetësimin e opozitës për cilësinë e demokracisë dhe sundimin e ligjit në vendin tone dhe shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e dhënë nga PPE në promovimin e reformave të nevojshme për integrimin evropian të Shqipërisë Basha foli dhe per situaten e pandemise dhe perspektivat për një rikthim në normalitet dhe fillimin e sezonit turistik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ana e tij Kyriakos Mitsotaqis vuri ne dukje se Greqia dëshiron një Shqipëri evropiane, demokratike dhe të prosperuar, e cila përveç që është një vend fqinj, është edhe partner strategjik.

Gjithashtu shefi i qeverise greke theksoi interesit e Greqisë për të mbrojtur të drejtat e pakicës Greke ne Shqiperi, që është një parakusht për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale, si dhe për kursin evropian të Shqipërisë.

ME TE LEXUARAT