Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Arsenali kerkon talentin shqiptar Marash Kumbulla

Futbollisti shqiptar, Marash Kumbulla, nga një i panjohur brenda një kohe shumë të shkurtër është shndërruar në një nga lojtarët më të kërkuar në tregun e transferimeve.

Në garë për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit kuqezi janë futur pjesa më e madhe e klubeve në Serie A, Inter, Napoli, Fiorentina e Lazio por fama e tij ka kaluar kufijtë e Italisë.

loading...

Rekomandojme

Sipas “Mirror”, Arsenal gjithashtu po ndjek me interes situatën e futbollistit shqiptar.

Arsenal i shtohet listës së ekipeve në Angli, përveç Chelsat dhe Unitedit që janë të gatshme të paraqesin në dyert e Verona një ofertë konkrete.

Gjithnjë sipas të përditshmes britanike, “topçinjve” do ti duhen afro 30 milionë euro për të paguar kartonin e Kumbullës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet