Plazhi anti-COVID ne France, lejohet futja ne det por ndalohet te marresh rreze

Soft
Plazhi anti-COVID ne France, lejohet futja ne det por ndalohet te marresh rreze

Plazhistët u rikthyen në plazhin e njohur të Nice, “Promenade des Anglais”, në Rivierën Franceze këtë të shtunë, pasi autoritetet vendosën të lehtësojnë edhe këtë masë për qytetarët që nga izolimi total për shkak të koronavirusit që nisi në mes të muajit mars.

Vendimi për të lejuar hapjen e plazheve ishte vetëm për zonat me rrezik të ulët të përhapjes së pandemisë, të njohura ndryshe si “Zona të Gjelbra”, në veri të Francës dhe pjesa e Mesdheut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Megjithatë sërish duhen zbatuar rregullat e reja. Aktivitetet individuale si peshkimi, noti apo sërfi lejohen, por marrja e rrezeve të diellit apo qëndrimi në plazh për orë të tëra jo.

Ministri i Brendshëm, Christophe Castaner vizitoi personalisht zbatimin e këtyre masave në plazhin e “Veules-Les- Roses” në Normandi ku tha se rregullat e distancimit social duhet të respektohen me rigorozitet.

[gallery columns="1" ids="1025140,1025141"]

“Virusi është ende rreth nesh. Duhet të mësojmë të jetojmë me të. Një person mund të dalë për peshkim, por nuk mund të shtrihet për orë të tëra në plazh. Duhet të jemi të gjithë të përgjegjshëm për të luftuar Covid-19, citon a2 cnn. Nëse rregullat nuk respektohen do të detyrohemi të mbyllim sërish plazhet”, paralajmëroi ministri Castaner.

ME TE LEXUARAT