Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

OBSH: “Mos spërkatni dezinfektantë në hapësirat e gjera për të vrarë koronavirusin”

Organizata Botërore e Shëndetësisë këshillon që të mos përdoren dezinfektantë për ambientet e jashme apo hapësira e gjera.

Sipas OBSH, në përpjekje për të vrarë koronavirusin, në këtë mënyrë mund të bëhet më shumë dëm sesa të zgjidhet diçka. Edhe spërkatja e njerëzve me dezinfektantë është një ide shumë e keqe për OBSH.

Për të mbështetur këshillën, Organizata Botërore e Shëndetëesisë përmendi studime që tregojnë se dezinfektantët nuk kanë asnjë efekt në një zonë të gjerë.

loading...

“Spërkatja e dezinfektantëve mund të sjellë rreziqe për sytë, irritim të frymëmarrjes dhe lëkurës.”

OBSH ka rezerva edhe për dezinfektimin e rrugëve apo hapësirave të përbashkëta.

Disa qeveri kanë mjegulluar rrugët dhe disa grupe janë duke larë trotuaret, por OBSH tha që ndoshta është një humbje përpjekjesh.

“Spërkatja në hapësira të jashtme siç janë rrugët apo në tregje nuk rekomandohet për të sepse dezinfektuesi është i paaktivizuar nga papastërtitë dhe mbeturinat dhe nuk është e mundur që të hiqen të gjitha lëndët organike në hapësira të tilla.”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet