Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Bundesliga “mund” pandeminë, Dortmund bën spektakël në fushë

Bundesliga u bë i pari kampionat ne vendet e Europës që guxoi të rinise pas ndërprerjes më shumë se dymujore nga Covid-19. Kampionati gjerman luajti të shtunën shumicën e ndeshjeve të javes se 26.

Ndeshjet u luajten me rregulla të reja, kufizime dhe mbi të gjitha pa tifoze, ata për të cilën ne fund të fundit luhet sporti me popullor në botë.

Vemendja pas rinisjes se sezonit ishte perqëndruar tek derbi i Ruhrit, Dormund- Shalke. Të zotët e shtepise morën nje fitore spektakolare 4 me 0. Protagonist i madh ishte Haland që zhbllokoi shifrat duke i hapur rruge goleadës që u kompletua nga dygolëshi i Guerreros dhe rrjeta e Torgan Hazard.

loading...

Rekomandojme

Dortmund i bën presion Bajernit duke qene vetëm nje pike larg kreut, ndonëse bavarezet duhet të luajne të dielën ndeshjen e tyre.

Surpriza e madhe ishte hapi fals i Lajpcig qe u ndal ne barazim 1 me 1 nga Frajburg. Nje rezultat që gjithsesi ashtu si mori ndeshja ishte maksimumi për të zotët e shtepise pasi Frajbur humbi penallti në minuten e 90.

Lajpcig mbetet i treti por largohet ndjeshem nga kreu. Më duelet e tjera Herta Berlin mundi 3 me 0 Hofenhajm ndersa Volfsburg fitoi 2 me 1 ndaj Augsburg.

Dortmund jep spektakël, Lajpcig hap fals

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet