CoVid-19 është mes nesh, Tritan Kalo: Mos e ulni aspak shkallën e ndërgjegjësimit

Aktualitet

Mjeku Tritan Kalo ka kujtuar qytetaret se koronavirusi eshte ende mes nesh dhe se te gjithe duhet te bejne kujdes dhe te mbajne lart shkallen e kujdesit nga rreziku i infektimit.

Mesazhi i Kalos:

13.05.2020….Jemi në ditën e 66-të pas shtrimeve të para të të sëmurëve të prekur nga Sars-Coc2/Covid-19, në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUT-së “Nënë Tereza”, ose sikundër njihet ai edhe me kodin Covid-1….Janë trajtuar aty deri më tash me qindra të sëmurë, me profesionalizmin, përkujdesin dhe përkushtimin maksimal të një EKIPI të tërë: mjekësh kliniçistë, imazheristë, infermerësh, farmacistësh, sanitaresh, barrelistësh dhe shërbimet mbështetëse të Administratës, koordinatoret si dhe pa haruar mbështetjen për çdo çast të punonjësve të rendit….

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndodhemi në oborrin e pasëm të Shërbimit në një bisedë mes kolegësh duke pritur fillimin e mbledhjes së mëngjesit, të drejtuar nga Dr. Najada Çomo Shefja e Shërbimit…..Me mjeken e rojes Dr. Ermira Muça (Mino), me mjeket Esmeralda Meta dhe Migena Qato, me Dr. Pëllumb Piperon me të cilin kemi shkelur së bashku në këtë oborr më 1.09.1976, ditën e parë të fillimit të Studimeve në Fakultetin e Mjeksisë, me kryeinfermjerët e pa përtuar Suzana Sinakolli të Urgjencës apo Igli Draçellari të Shërbimit Ambulator, etj….

FRYMA dhe PUNA në EKIP, mbetet çelësi i artë i suksesit tonë…..Ju duam dhe ju respektojmë të gjithë juve BASHKËKOMBASIT tanë….Vijoni të vigjiloni mbi shëndetin tuaj e të kujdeseni për veten, si dhe mos e ulni aspak shkallën e ndërgjegjësimit ndaj rrezikut COVID-19….Virusi mbetet ende mes nesh dhe vetëm përkujdesi i juaj i vazhdueshëm e ul rrezikun e infektimit prej tij…BASHKË me siguri do ja dalim mbanë përballjes me sfidën Sats-Cov2/Covid-19…..

ME TE LEXUARAT