Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rusi, 100-vjeçarja fiton betejën me koronavirusin

Pandemisë duket se po i vjen fundi! Një lajm i mirë vjen nga një spital i Moskës në Rusi, ku një grua 100 vjeçare është shëruar nga koronavirusi.

Spitali njoftoi se, Pelageya Poyarkova, e përfundoi trajtimin mjekësor dhe dalja e saj nga spitali përkoi me 100 vjetorin e lindjes së saj.

Televizioni rus tregoi pamje të gruas së moshuar, e cila kishte vendosur një maskë mbrojtëse dhe në dorë mbante një tufë me trëndafila të kuq, ndërsa dilte nga spitali me një karrocë.

Ajo u përshëndet nga mjekë dhe gazetarë të shumtë, raporton AFP.

Poyarkova ishte infektuar nga një pacient në një spital tjetër, ku ajo ishte duke marrë një trajtim rutinë.

E lindur në Moskë, gruaja e moshuar tani jeton me vajzën dhe dhëndrin e saj. Burri i saj u vra në Luftën e Dytë Botërore, duke e lënë atë të kujdeset vetëm për fëmijën e saj, tha spitali.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet