Londër, korrierët shqiptarë kapen me 14 kg kokainë, nuk tradhëtojnë për bosët në polici

Aktualitet

Dy shqiptarë në Londër kanë pranuar akuzat për trafik kokaine dhe pastrim parash para gjykatës britanike.

Dy të pandehurit shqiptarë janë Mikeljan Baca, 26 vjeç banues në Mortimer Crescent, Camden, dhe Egli Hazizolli, 24 banues në Mortimer Crescent, Camden.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më 6 Prill 2020 një operacion i parapërgatitur policor ndaloi makinën me të cilën, udhëtonin Baca dhe Hazizolli, ku u gjetën 14 kg Kokainë dhe 200.000 stërlina cash.

Sipas policisë Kokaina kapte një vlerë shitje në rrugë prej 1.4 milion stërlina. Gjatë marrjes në pyetje nga policia ata u përgjigjën me ‘no comment’ të gjitha pyetjeve të bëra nga oficerët e antidrogës, citon top channel.

Egli Hazizolli dhe Mikeljan Baca do të njihen me masën e dënimin në gjykatën Harroë Croën më 1 Qershor. Policia londineze ka dyshime se ata janë pjesë e një grupi të struktuar kriminal, rrënjët e të cilit ndodhen në qytetin e Elbasanit.

ME TE LEXUARAT