Foshnja tre-ditëshe vdes nga koronavirusi, mendohet të jetë viktima më e re në botë

Bota
Foshnja tre-ditëshe vdes nga koronavirusi, mendohet të jetë

Një foshnjë tre-ditëshe vdiq në spital pasi nëna e saj e kontraktoi koronavirusin, sipas një hetimi gjyqësor në Britani të Madhe.

Coolio Carl Justin Morgan mendohet të jetë viktima më e re e virusit. Nëna e tij testoi pozitiv për sëmundjen para lindjes, shkruan The Guardian.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Foshnja, prindërit e së cilës janë nga Maestegu i Uellsit, lindi me nivele të ulëta të rrahjeve të zemrës bën të ditur mediumi britanik.

Sipas hetimit gjyqësor, foshnja vdiq më 5 maj.

Shkaku kryesor i vdekjes u cilësua encefalopatia ishemike hipoksike e rënduar, domethënë mungesa e trurit me oksigjen dhe gjak. Koronavirusi u rendit si shkak dytësor i vd ekjes.

Lauren Howitt, një oficer i lartë, tha që mësoi nga seanca dëgjimore se nëna u zbulua se kishte koronavirus menjëherë pas lindjes.

Numri i jetëve të humbura në total në Britani të Madhe lidhur me Covid-19 shkoi në mbi 33 mijë sot, pasi vendi raportoi 494 vde kje të reja përbrenda periudhës 24-orëshe të mërkurën./lajmi.net

ME TE LEXUARAT