CNN: Covid-19 jo thjesht sëmundje respiratore, godet të gjithë trupin

Soft
CNN: Covid-19 jo thjesht sëmundje respiratore, godet të gjithë

Një pacient kishte qenë në gjendje të mirë shëndetësore për 10 ditët e para pas testimit pozitiv me Covid-19. Duke qënë se është vetëm 38 vjeç, ai nuk futet te grupi i njerëzve më të rrezikuar nga koronavirusi.

“Ai kishte simptoma të lehta pulmonare të cilat i kishte kaluar pa mjekim në shtëpi,” tha Dr. Sean Wengerter, një kirurg në Nju Jork. “Ai thjesht kishte pak kollë, por pastaj i filluan disa simptoma të çuditshme. Një ditë u zgjua me të dyja këmbët e mpira dhe të ftohta. As sa nuk mund të ecte” tha Wengerter, i cili është shefi i departamentit të kirurgjisë vaskulare në Spitalin e Westchesterit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mjekët zbuluan se i riu kishte mpiksje të madhe gjaku në arteriet kryesore të trupit, pikërisht ku ato ndahen në dy pjesë për të hyrë në secilën këmbë.

Është një zhvillim jashtëzakonisht i rrezikshëm që mund të vrasë midis 20% dhe 50% të pacientëve, tha Wengerter. “Por kjo nuk ndodh zakonisht te një 38-vjeçar” theksoi ai.

Diagnostifikimi i shpejtë dhe një procedurë kirurgjikale për të prerë hapjen e arterieve dhe heqjen e mpiksjes duke përdorur një kateter shpëtuan pacientin. “Ne kishim dy kirurgë që punonin njëkohësisht mbi të” tha Wengerter.

Mjekët që trajtojnë pacientët me koronavirus po shohin një sërë sindromash të çuditshme dhe të frikshme, duke përfshirë mpiksjen e gjakut të të gjitha madhësive në të gjithë trupin, bllokimin e veshkave, inflamacionin e zemrës dhe komplikimet imune.

“Një gjë që është e frikshme është se kjo sëmundje po shfaqet në mënyrë shumë të ndryshme tek njerëz të ndryshëm” tha ai.

“Mund të shkaktojë gjithashtu dështimin e të gjithë organeve. Në disa raste virusi është duke pasur efekte të rënda në aftësinë e pacientëve për të marrë frymë, dhe në raste të tjera bllokon të gjitha organet njëkohësisht. Dhe tani është i lidhur me efekte të çuditshme te fëmijët”, shtoi mjeku.

Edhe pse koronavirusi i ri është cilësuar si një virus i frymëmarrjes, është e qartë se po prek disa njerëz në të gjithë trupin e tyre. Simptomat më të dukshme janë simptomat klasike të frymëmarrjes: ethet, pneumoni dhe probleme me frymëmarrjen.

Por virusi gjithashtu duket se sulmon drejtpërdrejt disa organe. Një nga më shqetësuesit është sulmi në enët e gjakut, i cili nga shkakton mpiksje të panatyrshme të gjakut.

“Duket sikur virusi, po krijon një përgjigje inflamatore që po çon në disa nga këto simptoma të çuditshme” tha Wengerter. “Kjo po ndodh për shkak të veprimit të drejtpërdrejtë të virusit në vetë arteriet”, vijoi ai.

Ekipet e tjera të mjekëve kanë raportuar simptoma të pazakonta tek pacientët më të rinj, si dhe emboli pulmonare, emri mjekësor për mpiksjen e gjakut në mushkëri.

“Natyrisht, çdo organ në trupin tonë ushqehet nga enët e gjakut, kështu që nëse virusi prek enët e gjakut, atëherë mund të keni dëme të organeve”, tha ai.

Një nga sindromat më të frikshme që mund të lidhen me Covid-19 është “sindromi inflamator pediatrik”. “Nju Jorku raporton 52 raste të fëmijëve të sëmurë rëndë nga Covid-19” tha kryetari i bashkisë Bill de Blasio të martën dhe Departamenti i Shëndetësisë i Shtetit në Nju Jork thotë se po heton 100 raste.

Tek fëmijët, koronavirusi karakterizohet nga ethe të vazhdueshme, inflamacion, funksionim i dobët në një ose më shumë organe dhe simptoma të tjera.

“Në disa raste, fëmijët kanë karakteristika të sëmundjes Kawasaki, ndërsa të tjerët mund të paraqesin shenja të shokut”, tha Wengerter.

“Mund të shkaktohet nga një reagim i sistemit imunitar i njohur si një stuhi citokine”, thonë mjekët.

“Sistemi imunitar është duke reaguar shumë ndaj virusit, dhe ky reagim i tepërt mund të shkaktojë një sëmundje të ngjashme me KaWasakin,” tha Dr. Glenn Budnick, pediatër në Nju Xhersei. “Ka prova të tjera që virusi me të vërtetë nuk shkakton një përgjigje të fortë imunitare dhe në të vërtetë po shtyp sistemin imunitar. Kjo lejon që virusi të sulmonte drejtpërdrejt organet”, theksoi ai.

ME TE LEXUARAT