Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rudina Dembacaj “harron” per fejesen me bashkeshortin e Arbana Osmanit: Nuk e mbajt mend

Aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj është në qendër të vëmendjes për shkak të historive të dashurisë. Romanca e parë që u bë publike ishte me fotografin Eduart Grishaj, i cili tani është në lidhje me moderatoren Arbana Osmani dhe së shpejti do të bëhet baba. Pas historisë me Eduartin, Rudina Dembacaj pati një martesë me Aleksandër Varfaj, me të cilin gëzon dhe një vajzë.

Edhe kjo histori mori fund vitin e kaluar dhe në fillim të këtij viti, Dembacaj konfirmoi se është në lidhje me ish-deputetin Mark Frroku. Por sa e mban mend të kaluarën aktorja?

Në intervistën për emisionin “Why Not”, u përball me pyetjen nëse flet me Eduartin, të fejuarin e parë, për të cilën u përgjigj: “Kush është ky? Unë s’jam mirë memorien fare, mbaj mend vetëm numra.”

Historia e tyre zgjati katër vite dhe shkoi deri tek fejesa dhe në vitin 2011, Rudina bëri një intervistë duke treguar se u njohën në një televizion lokal të Shkodrës.

“Quhet Edi, është nga Malësia e Madhe. Jemi njohur në qytetin e Shkodrës, në kohën kur unë isha studente në Fakultetin e Juridikut. Në atë kohë, punonim të dy në një Tv lokal, unë bëja një emision timin, ndërsa Edi xhironte dhe montonte, pra kamera dhe montazhi i emisionit. Kemi gati katër vjet lumturisht bashkë. Fejesën nuk e kërkoi asnjëri, erdhi momenti për të ndodhur dhe ndodhi.

Çdo gjë ndodhi gradualisht. Festa ishte e vogël me njerëzit tanë të afërt, në një lokal shumë intim, në Shëngjin pranë detit. Unë mora unazën tradicionale të fejesës me një gur të dukshëm diamanti. Mmmm, sa e dua këtë unazë. Ah, sa për bashkëjetesën, kjo ka ndodhur përpara se të fejoheshim”, u shpreh Rudina.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet