Giggs: Ferguson dhe Beckham vetëm ziheshin, goditja me këpucë ishte fatale

Sport
Giggs: Ferguson dhe Beckham vetëm ziheshin, goditja me këpucë

Tekniku Alex Ferguson është një nga trajnerët më fitues në historinë e futbollit. Gjatë 27 viteve që qëndroi në pankinën e Manchester United, skocezi fitoi plot 38 trofe të ndryshëm.

Edhe Ryan Giggs qëndroi gjatë te United, gjithë karrierën e tij e zhvilloi në “Old Trafford” (1990-2014) dhe ish-trajnerin legjendar e njeh në perkfeksion.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Uellsiani është bërë vetë trajner dhe prej vitit 2018 drejton kombëtaren e vendit të tij. Ai i është rikthyer problemeve të Ferguson me David Beckham dhe largimit të mesfushorit nga United. Debatet mes tyre nuk mbaronin kurrë. Trajneri u acarua keq njëherë dhe e goditi yllin anglez me këpucë në dhomat e zhveshjes, duke i shkaktuar një të çarë në vetull.

Aty u arrit kulmi siç rrëfen edhe Giggs për beIN Sports dhe Beckham u largua drejt Real Madrid në vitin 2003. “Të dy ziheshin vazhdimisht dhe ishte e qartë se njëri do të largohej.

Situata u përkeqësua kur Ferguson e goditi Beckham me këpucë. Të nesërmen përfundoi në media ajo ngjarje dhe Ferguson ia bëri të qartë drejtuesve: Beckham duhet të largohet”, thekson Giggs.

ME TE LEXUARAT