Dokumenti, gjyqtarja qe firmos shkarkimet ne vetting, e shkarkuar nga detyra ne 1996

Aktualitet
Dokumenti, gjyqtarja qe firmos shkarkimet ne vetting, e shkarkuar nga detyra ne

Nje tjeter fakt ka dale ne drite sot duke shenuar nje tjeter rast pikepyetje ne lidhje me trupen qe po kryen vetingun ne Shqiperi. Alma Vokopola anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), organ kyç ky i Reformës në Drejtësi, i cili shkarkon ose konfirmon ne detyre gjyqtarët dhe prokurorët mbi aftësitë profesionale, integritetin personal si edhe nëse kanë kontakte me krimin, rezulton edhe vete e shkarkuar.

Me firmën e Vokopolës është duke u ndërtuar Sistemi i ri i Drejtësisë në vend, për të cilin janë investuar dhjetera miliona dollar dhe euro si edhe shpresat e miliona shqiptarëve se më në fund do të vendoset shteti ligjor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas dokumentit te publikuar diten e sotme në 23 gusht të vitit 1996, KLD vendosi të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Lushnjes, Alma Vokopola.

Dokumenti është nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Rudin Baqli dhe në të shkruhet: “Alma Vokopola (Faskaj), me vendimin nr. 8, dt. 23.08.1996 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, është shkarkuar nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë”.

Ky fakt, mesa duket është mbajtur i fshehtë në aplikimin që zonja Faskaj ka dorëzuar për kandidimin si anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ligji për Vettingun parashikon se personat që janë shkarkuar nga detyra me vendim të formës së prerë nuk mund te zgjidhen si komisionere ne organete vettingut.

ME TE LEXUARAT