Partneri i Arbana Osmanit tregon planet per femijen: Kur të rritet dua të bëhet…!

Showbiz
Partneri i Arbana Osmanit tregon planet per femijen: Kur të rritet dua
Arbana Osmani është në një pritje të ëmbël të cilen e konfirmoi vetë disa ditë më parë, në ditën e lindjes së saj dhe të partnerit, Eduart Grishaj. Edhe pse duket pak herët, pasi Arbanës ende nuk ia kemi parë barkun e rrumbullakosur, Eduarti ka nisur të mendojë për planet që ka në ta ardhmen për beben. I ftuar ditën e sotme në “E diell”, regjisori është pyetur se ç’profesion do të dëshironte të kishte fëmija i tij në të dyja rastet, nëse do të ishte vajzë ose djalë. “Nëse është gocë ta bëjmë regjisore, nqs është çun, meqë jemi këtu tek “Procesi”, ta bëjmë futbollist edhe atë. Por futbollist pa thinja, si këta të kampionatit shqiptar!”- tha Eduarti duke qeshur.

ME TE LEXUARAT