“Plazhi nis në fund të majit”, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit jep detaje

Aktualitet
“Plazhi nis në fund të majit”, drejtoresha e

Në fund të Majit pritet hapja e plazhit për të gjithë pushuesit.

Në një intervistë për Tv Klan, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Kornelia Ferizaj thotë se në bashkëpunim me strukturat akomoduese edhe me subjektet e plazhit janë marrë masat për distancimin fizik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në plazhet ku çadrat do të jenë 3.5 metra larg njëra tjetrës do të jetë vrojtuesi i plazhit ai që do të merret me zbatueshmërinë e masave. Edhe në ujë pushuesit nuk do të lejohen më afër se 3.5 metra.

Në strukturat akomoduese, ushqimi nuk do të jetë me vetëshërbim, por çdo pushues do i serviret në dhomën e hotelit.

Ndërsa koordinatori shëndetësor do të merret me matjen e temperaturës në mëngjes dhe darkë për turistët e hotelit.

ME TE LEXUARAT