Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

U dhunua nga policia/ Aktivistja : Me ambulancë më çuan në komisariat, jo në spital

Aktivistja Ira Kurti, e cila u bë personazh i ditës pasi u dhùnua në mes të ditës dhe në mes të Tiranës nga disa policë, ka rrēfyer për mediat të gjithë kronologjinë e ngjarjes,

Ajo tregoi se mbi është ushtruar dhúnë, ndërsa shtoi se me ambulancë u dërgua në komisariatin e policisë e jo në spital, siç edhe deklaroi efektivi i policisë live para kamerave.

“Sa më futën në ambulancë i dhanë urdhër shoferit të më çojnë mua te komisariati i policisë”, tregon ajo.

Kurti rrëfen se nuk ka patur asnjë ndihmë mjekësore, por shton se, në frikë e sipër për atë që mund ti ndodhte, i ka kërkuar punonjësve të ambulancës të mos i bënin asnjë mjekim pa dëshirën e saj.

Pse ju shoqëruan në komisariat? Çfarë ju thanë?

“Mua më thanë se jam organizatore e një proteste të palìgjshme. Nuk u jam bindur urdhërave të policisë”, thotë ajo, ndërsa shtoi se për shkak të moskomunikimit me avokatin do të bëjë deklaratën e saj në një kohë tjetër.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet