Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Tete ore fluturim mbi oqean pa ushqim, riatdhetohen nga SHBA 220 shqiptare

Me shume se 220 qytetarë shqiptarë janë riatdhesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Shqipërisë. Udhetimi ka qene i veshtire pasi fluturimi nga SHBA zgjat rreth tete ore nderkohe qe per shkak te situates mbi oqean kompanite e fluturimeve nuk ofrojne as ushqime per pasagjeret ne bord.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli-Faber e cila njofton se së fundmi nga SHBA janë nisur 125 qytetarë shqiptarë, kryesisht nga Nju Jork, por shumë prej tyre fluturuan edhe nga Los Angeles, Siatëll, Çikago, Boston, Dallas, Minneapolis, Detroit, Las Vegas, Tampa, Miami dhe Uashington DC. Në disa raste direkt drejt Londrës dhe më tej drejt Tiranës.

Ndër të tjera Floreta Luli-Faber shprehet se Ambasada e Shqipërisë në Uashington DC, hartoi dhe kuroi me detaje një plan të detajuar me të gjithë hapat e këtij procesi që, për shkak edhe të situatës të COVID-19, rezultoi aspak i lehtë për t’u realizuar.

“Tashmë mbi 220 qytetarë shqiptarë janë riatdhesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Shqipërisë, falë mbështetjes që i bëri këtij procesi Qeveria Shqiptare.

Të organizuar në grupe dhe në ditë të ndryshme, janë plotësuar pothuajse të gjitha kërkesat e qytetarëve të paraqitura pranë Ambasadës së Shqipërisë në Uashington por edhe të njoftuar përmes mediave. Jemi të vetëdijshëm që një numër qytetarësh nuk kanë mundur të udhëtojnë për shkak të mungesës së dokumentacionit, kostove financiare, lidhjeve ajrore të kufizuara drejt Nju Jorkut, studentët të cilët ishin pikërisht këto ditë në sezon provimesh, apo arsye të tjera personale. Urojmë që fluturimet normale të fillojnë sa më shpejt dhe qytetarët të udhëtojnë normalisht me biletat e rezervuara më parë.

Në grupin e fundit janë nisur nga Shtetet e Bashkuara 125 qytetarë shqiptarë, kryesisht nga Nju Jork, por shumë prej tyre fluturuan edhe nga Los Angeles, Siatëll, Çikago, Boston, Dallas, Minneapolis, Detroit, Las Vegas, Tampa, Miami dhe Uashington DC. Në disa raste direkt drejt Londrës dhe më tej drejt Tiranës.

Ambasada e Shqipërisë në Uashington DC hartoi dhe kuroi me detaje një plan të detajuar me të gjithë hapat e këtij procesi që, për shkak edhe të situatës të COVID-19, rezultoi aspak i lehtë për t’u realizuar. Shërbimet që në kushte normale merren të mirëqena duheshin ofruar hap pas hapi me qëllim sigurinë e qytetarëve dhe mbërritjen e tyre në destinacion. Për arsye të një informacioni të pakët dhe në shumë raste të pasaktë, është nevojitur koordinimi me të gjithë aeroportet në SHBA nga ku janë nisur qytetarët shqiptarë, përfshirë Aeroportin Heathrow në Londër.

Pesë autobusë ishin vënë në dispozicion në Londër për të mundësuar lëvizjen e qytetarëve në kushtet e distancimit fizik nga Aeroporti Heathrow ku mbërritën, për tek Aeroporti Luton nga ku nisej avioni Air Albania. Ky udhëtim përfshinte mjaft të moshuar që kishin nevojë për ndihmë, si për përkthim në pikat kufitare apo marrjen e vizës tranzit, si edhe kalimin nga një pjesë e aeroportit në tjetrin, ku mungonte personeli i zakonshëm dhe aeroportet e boshatisura të duket sikur të kujtojnë se bota sot është mbyllur në shtëpi.

Me gjithë deshirën apo nevojën e madhe për t’u kthyer në vendin e tyre, vetë udhëtimi ka qenë i vështirë dhe i lodhshëm. Gjatë fluturimit mbi oqean tashmë nuk ofrohet ushqim, por e njëjta situatë eshte edhe nëpër aeroporte. Në Londër u nevojit edhe ndihma e personelit të specializuar mjekësor e cila u mor në kohën e duhur.

Tashmë udhëtarët e njohin shumë mirë Alesian që vullnetarisht mori përsipër të ruante komunikimin me Ambasadën në Uashington dhe të ndihmonte qytetarët gjatë udhëtimit. Alesia dhe Marini u vunë në ndihmë të qytetarëve të tjerë edhe në blerjen e ujit dhe disa ushqimeve minimale.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet