Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Meta mesazh “me kod” pasi u shfaq me Ramen: Te jemi vigjilente, mos lejoni t`ju marrin lirine

Presidenti Ilir Meta pasi kreu homazhet me rastin e ditës së Dëshmorëve në monumentin “Nëna Shqipëri” dha një deklaratë për mediat.

“Nuk mund të mos reflektoja për prezencën këtu, në një 5 maj krejt tjetër si kurrë më parë nisur dhe nga situata aktuale. Kjo na e ka bërë të pamundur përshëndetjen me veteranët apo familjarët e tyre.

5 maji është dita për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë. Të mos behemi mendje lehtë, mos t’i marrim lirinë dhe pavarësinë si të dhëna njëherë e përgjithmonë, sepse nëse nuk jemi të vëmendshëm ato janë gjithmonë të cënueshme. Kjo është dita e atyre që sakrifikuan gjithçka për pavarësinë e Shqipërisë”, tha Meta.

Presidenti Meta ndër të tjera apeloi edhe për vemëndje në edukimin e fëmijëve në këtë drejtim: “Apeloj për më shumë vëmendje për edukimin e të rinjve për luftën antifashiste çlirimtare për sakrifacat dhe ata që dhanë jetë”.

Deklarata e Metes:
“Kjo është dita për Atdheun, për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, Kjo është ditë që të ftohemi në sakrificën sublime dhe mos të bëhemi mendje lehtë. Kjo është dita e dëshmorëve, e heronjve, e martirëve që sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe pavarësinë, të cilët na ftojnë me sakrificën e tyre më sublime që mos të bëhemi mendjelehtë dhe te marrim lirinë dhe pavarësinë si të dhëna përgjithmonë.”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet