Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Paga e luftes, Rama kercenon: Gjobe pronareve te bizneseve qe nuk aplikojne

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi me gjoba pronarët e bizneseve që nuk kanë aplikuar për pagën e luftës për punonjësit e tyre.

Ne nje postim në “Facebook”, kreu i qeverisë tha se ka marrë disa ankesa për këtë çështje.

Sipas Ramës, kjo është e patolerueshme. Ai kërkoi nga punëdhënesit të reflektojnë urgjent sepse atë pagë nuk po e japin ata, por shteti.

“Në mënyrë të përsëritur, individë që përfitojnë nga Paketa e Zgjeruar, më shkruajnë në Whatsap, drejtohen këtu, në Ministrinë e Financave ose tek Tatimet, e me plot të drejtë ankohen se punëdhënësi i tyre nuk aplikon për ta dhe kësisoj ata nuk po e marrin dot ende Pagesën 40 mijë Lek! Bëhet fjalë për punonjës të larguar nga puna deri në datën 10 prill, të cilëve një numër jo i madh po as i vogël punëdhënësish u kanë kthyer kurrizin!

Kjo është e patolerueshme! SOT NE DO TË MIRATOJMË NJË GJOBË PËR BIZNESET QË TRADHËTOJNË ME KËTË PAPËRGJEGJSHMËRI TË PLOTË SOCIALE PUNONJËSIT E TYRE, DUKE MOS MARRË MUNDIMIN TË BËJNË APLIKIMIN NË EMËR TË KOMPANISË! KUSH NUK DO TA MARRË MUNDIMIN TË APLIKOJË TEK TATIMET, QË PUNONJËSIT TË MARRIN PAGESËN 40 MIJË LEK, DO TË GJOBITET PËR ÇDO PUNONJËS QË KA BRAKTISUR NË KËTË MËNYRË TË PATOLERUESHME!”

Edi Rama shtoi se rreth 3 mijë individë që nuk kanë aplikuar për pagën e luftës do të asistohen. Ai premtoi se të gjithë do të marrin atë që u takon.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet