"Kjo kurbe mund te permbyset nese...", mjeku Tritan Kalo mesazh qytetareve

Aktualitet
"Kjo kurbe mund te permbyset nese...", mjeku Tritan Kalo mesazh

Mjeku Tritan Kalo ka paralajmeruar qytetaret se trendi i rasteve te reduktuara me koronavirus mund te permbyset nese nuk tregojme kujdes me distancimin social dhe zbatimin e masave te tjera te rekomanduara kunder perhapjes se koronavirusit.

Ne nje postim, Kalo shkruan se mjeket deri tani kane gjetur bashkepunimin e qytetareve ne keshillat qe kane dhene por shton se ka shume rendesi qe kjo situate te vazhdoje ne menyre qe te mos kete shtim te rasteve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mesazhi i Kalos:

E DJELË 3 Maj 2020….NJË DITË e re pune…Nis me udhëtimin në urban për në QSUT, në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive, të njohur edhe si Covid-1….Takimi në mbledhjen e mëngjesit, që vijon me informimin nga shërbimi i urgjencës për ecurinë e 24 orëve të rojes…Kqyrja e të sëmurëve së bashku me kolegët….Diskutimi mbi problematikat e shëndëtit të tyre e leximi për t’u informuar për gjithshka, që sot ka të bëjë me këtë virus tinzar Sars-Cov2 dhe sëmundjen të cilën ajo shkakton, Covid-19…..

FATMIRËSISHT jemi në kushtet kur PËRPJEKJET tona në BASHKPUNIM dhe në MIRËKUPTIM me popullatën, kanë bërë që numuri i të sëmurëve të mos i kapërcejë mundësitë e kapaciteteve të infrastrukturës Shëndetëore parësore, dytësore dhe terciare për t’i trajtuar ato….NJË TREND i tillë edhe mundet të përmbyset NËSE nuk vijojmë të bëjmë kujdes gjatë hapjes graduale që po ndodh…..

Distancimi fizik, përdorimi i maskave kurdoherë që është e mundëshme, higjena vetjake dhe ajo e mjedisit ku jetojmë e punojmë, hidratimi i duhur, ushqimi i shëndetshëm, vijimi i marjes së barnave për sëmunjdet kronike (Hipertoni, Pamjaftueshmëri të zemrës, Lëndimeve kronike të veshkave, mushkërive, kyçeve, Diabetin, etj.), do të na mundësojnë që vijojmë të ruajmë këtë TREND pozitiv të ecurisë së Covid-19 në vendin tonë…JU DUAM dhe JU RESPEKTOJMË të gjithëve….Aty ishim jemi dhe kurdoherë do të ndodhemi për t’ju ndihmuar, POR ndihmën më të madhe mundet t’ja jepni vetëvetes duke u kujdesur për të si dhe zbatuar këshillat tona…ME SHUMË SIGURI BASHKË DO JA DALIM!!!

ME TE LEXUARAT