Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Nuk kam gje personale me askend”, reagimi i papritur i Edi Rames ne rrjetet sociale

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ne menyre te papritur ne lidhje me debatet qe zhvillon ne rrjetet sociale me ata qe kritikojne deklaratat dhe vendimet e tij.

Edi Rama thekson se shume demokrate qe debatojne me te jane me te mire ne argumente se drejtuesit e Partise Demokratike ndersa shton, se pavaresisht mendimeve te kunderta dhe pergjigjeve te tij shpesh pa dorashaka, ai nuk ka asgje personale me askend.

Reagimi i Rames:

Miq! Kush nga ju ka menduar se e kam fyer ne replikat e mia, ndjese! Nuk eshte kurre ky qellimi dhe as arsyeja pse une replikoj me ju, qofshi urrejtesit e mi me te medhenj! Une s’kam kurresesi asgje personale me askend, thjesht debatoj, pa dorashka, me ata qe sulmojne e shpeshhere shajne! Disa thone qe tallem, por jo, kurresesi, perndryshe nuk do harxhoja asnje sekonde me replika e me bam e bume ketu…

Disa thone s’bejne kryeministrat keshtu, por jo, une vertete jam perkohesisht kryeminister, por s’kam qene e s’do jem asnjehere asgje tjeter perveçse ky qe jam! Ka dhe disa demokratikas qe kujtojne se bejne lufte politike me mua ketu e shajne e nuk pushojne, mendim ndryshe thone, por jo, sharja s’eshte mendim fare.

Megjithate as ata s’dua t’i bej te ndjehen keq! Debati me terheq shume dhe te ma bejne hallall, kur s’e kam dot me ata qe keta votojne, sepse jane pa lidhje, s’kam me ke e bej tjeter perveçse me ta direkt – jeni padiskutim me te veshtire ne debat se ata qe ju perfaqesojne ne mexhelis:-) Nejse, s’po e zgjas me tutje. Perqafime pa parti🤗

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet