Shahini sqaron pse mësuesit nuk përfitojnë bonus page: Kujdes, ka nga ata kanë humbur punën

Aktualitet
Shahini sqaron pse mësuesit nuk përfitojnë bonus page: Kujdes, ka

Ministrja e Arsimit Besa Shahini i është përgjigjur përmes video mesazhi pyetjeve të ngritura nga mësuesit në kohën e pandemisë. Në vazhdën e përgjigjeve, Shahini sqaroi pse mësuesit nuk mund të marrim bonus shtesë në pagë

E kam adresuar këtë pyetje me parë, por po e përsëris edhe një herë,infermierët dhe mjekët janë në linjën e parë në front. Ata janë të rrezikuar, shëndeti i tyre është i rrezikuar sepse po punojnë në vatrat e infeksioneve. Ne të tjerët kemi punuar gjatë gjithë kësaj kohës, por kemi qenë të sigurt nëpër shtëpitë tona. Pra, nuk është rreziku i njëjtë që të konsiderojmë edhe intensitetin e punës ta kemi patur të njëjtë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duhet të marrim parasysh se kemi një numër të madh të qytetarëve që kanë humbur vendet e punës në sektorin privat, po shpresoj vetëm përkohësisht, por ata kanë marrë një pagë lufte. Ndaj të tregohemi solidarë, mësuesit nuk I kanë humbur pagat e tyre, janë paguar me pagë të plotë, dhe për fat të keq nuk mund të paramendojmë një bonus për mësuesit”.-u shpreh Shahini.

Ndër të tjera Shahini tha se provimet për kualifikimin e mësuesvedo të zhvillohen në momentin e parë që kemi një dakordësim nga Task-Forca për koronavirusin se mund të mblidhemi nëpër sallat si ato që janë tek Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ku kryhen këto provime.

“Edhe provimet për kualifikimin e mësuesve, edhe provimet për portalin “Mësues për Shqipërinë”, do të zhvillohen në momentin e parë që kemi një dakordësim nga Task-Forca për koronavirusin se mund të mblidhemi nëpër sallat si ato që janë tek Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ku kryhen këto provime. Nuk e kemi ende një vendim të tillë, po presim deri më 11 maj që të shohim nëse kjo hapja e cila ka ndodhur këto 2 javë ka një efekt negativ në përhapjen e koronavirusit. Nëse jo, atëherë do të shohim të marrim leje për të hapur edhe qendrat e provimeve dhe të vijojmë me provimet në vazhdimësi.

Unë mendoj që këto provime nuk mund të zhvillohen para qershorit, por kjo është data e parë e mundshm, por është e mundshme që të bëhen edhe në korrik pasi të mbyllim të gjitha detyrimet që kemi me Maturën Shtetërore. Sido që të jetë, ju njoftojmë në kohë që të keni mundësi të përgatiteni për të gjitha këto provime dhe të jeni në kohë me të gjitha detyrimet që mund të keni në këtë periudhë”, shprehet Ministrja Shahini.

ME TE LEXUARAT