Erion Veliaj pranon punesimin e Mira Kazhanit dhe Bieta Sulos ne UKT

Politikë
Erion Veliaj pranon punesimin e Mira Kazhanit dhe Bieta Sulos ne UKT

Kryetari i Bashkise se Tiranes Erion Veliaj e ka pranuar punesimin e gazetareve Mira Kazhani dhe Bieta Sulo ne Ujesjellesin e Tiranes, nje ndermarrje ne varesi te bashkise se kryeqytetit, te cilen ai e drejton.

“Përsa i përket një kompanie, siç është UKT-ja, e cila është një nga kompanitë më të mëdha në qytet, ndoshta pas OSHEE, e cila ka nevojë gjithmonë për të marrë këshilltarë, specialistë mediash, konsulentë, për të marrë audit, për të marrë ekspertë kredie. Pra më të mirët që ka tregu, kjo është një gjë që ndodh tipikisht", ka thene Veliaj ne Real Story.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryebashkiaku eshte perpjekur qe ta paraqese kete praktike, si nje eksperience perendimore: Kolegët e zotit Lela në Britani, kolegët e tij në Boston, punojnë rregullisht për kryetarët e bashkisë. Kështu që një kompani e qytetit merr eksperiencë dhe kërkon nga specialistë të medias, për mënyrën se si do të komunikojë reforma të caktuara, për mua ka rëndësi bilanci.”, shprehet Veliaj ndër të tjera në emisionin “Real Story.

Problemi me deklaraten e Veliajt, dhe me punesimin e Mira Kazhanit ne UKT me pagen 83 mije leke te reja dhe Bieta Sulos me pagen 55 mije leke te reja, eshte tek konflikti i interesit.

A ndikohen dy gazetaret ne mediat ku punojne, ne mbajtjen e qendrimeve pro Bashkise se Tiranes dhe pro kryebashkiakut Veliaj, nisur nga fakti se jane vartese te tij?

[gallery columns="1" ids="1020805,1020806"]

A paraqiten cdo dite ne pune ne UKT dy gazetaret, te cilat jane te punesuara si drejtuese e nje portali dhe nje emisioni ne dy media te tjera?!

Cdo punonjes shteteror e humb pagen ne momentin qe nuk paraqitet ne pune nderkohe qe nuk ka paraqitur nje raport mjekesor.

ME TE LEXUARAT