Doli me babanë për të gjuajtur gjela deti, vritet djaloshi 11-vjeçar amerikan

Bota
Doli me babanë për të gjuajtur gjela deti, vritet djaloshi

Një djalë 11-vjeçar është qëlluar për vdekje përderisa kishte dalë për gjah me babanë e vet në Alabama të Shteteve të Bashkuara.

Departamenti i Policisë në rajonin Jefferson njoftoi se viktima u vra përderisa ishte duke marrë pjesë në gjah me babanë e vet dhe dy persona të tjerë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Grupi prej katër personave kishte dalë për gjah të premten në mëngjes afër rrugës “Cedar Mountain”, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Ekipet mjekësore ishin thirrur për të shkuar në vendin e ngjarjes, por nuk arritën ta shpëtojnë djaloshin. Identiteti i tij dhe i babait të tij nuk është publikuar, ndërsa autoritetet janë duke e hetuar incidentin.

ME TE LEXUARAT