Muaji Maj, “vendimtar” për fatin, Meri Shehu zbulon parashikimin për 12 shenjat e horoskopit

Soft
Muaji Maj, “vendimtar” për fatin, Meri Shehu zbulon

Astrologia Meri Shehu ka dhënë parashikimin e horoskopit për muajin maj. Sipas astrologes, muaji maj do të jetë plot konfuzion për disa shenja, ndërsa do të zbulohen edhe lidhje të fshehta. Shehu foli e ftuar ne emisionin e Rudina Magjistarit ne Klan.

Dashi

Personat në shenjën e Dashit do të ndihen të frenuar në ecurinë dhe veprimtarinë e tyre gjatë këtij muaji. Në çështjet ligjore, pune dhe karriere do të fillojnë pengesat, pasi do të rishikohen gabimet që mund të kenë bërë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Demi

Personat në shenjën e Demit këtë muaj do të kenë probleme me paratë. Përsa i përket çështjeve të dashurisë, do kenë lidhje të fshehta që mund të sjellin probleme në çift.

Binjakët

Personat në shenjën e Binjakëve do të arrijnë të dalin nga një situatë e mërzitshme për shkak të komunikimit dhe marrëdhënieve me persona të tjerë. Këtë muaj, ata do të marrin energji pozitive dhe do të arrijnë të gjejnë zgjidhje për problemet e tyre.

Gaforrja

Personat në shenjën e Gaforres do të kenë një moment furtune, ndaj duhet të veprojnë me strategji për të fituar para. Në dashuri mund të kenë krisje ose ndarje.

Luani

Këtë muaj, personat në shenjën e Luanit do të merren me ligjin, me rregullat në punë, ku do të kenë lodhje. Gjithashtu do të bëjnë njohje të mira në dashuri. Por nuk duhet të futen në marrëdhënie të tjera nga mesi i majit e tutje.

Virgjëresha

E kaluara do të rikthehet në mendjen e personave në shenjën e Virgjëreshës. Do t’ju jepet mundësia të përfundoni një projekt të parealizuar. Në dashuri do të celebroni një marrëdhënie. Kujdes që këto deklarime të mos bëhen pas mesit të muajit.

Peshorja

Personat në shenjën e Peshores do të marrin një lajm të mirë ekonomik, ligjor ose bashkëpunime me jashtë. Në jetën personale, do të lidhen me dikë që jeton jashtë. Nuk duhet të marrin vendime për shpenzime apo udhëtime.

Akrepi

Personat në shenjën e Akrepit do të merren me projekte të rëndësishme. Pas mesit të muajit fillojnë ngatërresat. Në dashuri do jenë të konfuzuar nga njerëz që kthehen nga e kaluara. Në datë 9, me hënën e plotë, do të jenë shumë pasionatë.

Shigjetari

Personat në shenjën e Shigjetarit do të kenë një kthim mbrapa në mënyrën sesi e kanë menaxhuar ekonominë. Do të luftojnë shumë në çështjet ekonomike. Do të kenë kontrata dhe propozime. Megjithatë duhet të kenë kujdes në firmosje kontratash sepse mund të rezultojë e gabuar. Në dashuri duhet të bëjnë kujdes nga njerëzit interesaxhinj.

Bricjapi

Personat në shenjën e Bricjapit do të kthehen mbrapa në projekte, në çështje ligjore. Ka një lajm të mirë në ekonomi sepse do t’u hapet puna. Mund të kenë dypunësime, por një njohje në punë mund t’i ngatërrojë punët.

Ujori

Personat në shenjën e Ujorit do të çlirohen nga ajo pak liri që do të marrin. Do të dhurojnë dhe do të marrin shumë dashuri. Në çështjet e teknologjisë dhe shkencës do t[ bëhen disa kthime mbrapa që do ndikojnë edhe tek ta.

Peshqit

Për personat në shenjën e Peshqve do të fillojnë probleme, keqkuptime me të afërmit, probleme në marrëdhëniet erotike. Në çështjet e tyre ekonomike do të fillojnë komplikimet.

ME TE LEXUARAT