Policia i bën shenjë makinës të ndalojë, aksidentohet për vdekje 29 vjeçari

Aktualitet
Policia i bën shenjë makinës të ndalojë, aksidentohet

Një aksident vdekje ka ndodhur pas mesante në Divjakë me pasoje vdekjen e nje 29 vjecari. Policia njoftoi se i vdekur ka mbetur shtetasi Alban Petro 29 vjeç.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, 29 vjeçari i cili udhëtonte me një motorçikletë ka goditur nga pas një automjet tip Volswagen. Sipas informacioneve automjeti që u godit nga 29 vjeçari po transportonte një grua shtatzënë për në spital.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një patrull policie që ndodhej në vendngjarje ka bërë me shenjë për të ndaluar drejtuesin e mjetit, por pas tij ka qenë drejtuesi i motorçikletës ku po udhëtonte me shpejtësi të lartë.

Tentativat e 29 vjeçarit për të shmangur aksidentin ishin të kota. Është dashur ardhja e dy autoambulanca për të transportuar gruan shtatëzënë dhe drejtuesin e motorçikletes ku ky i fundit humbi jetën pak pas mbërritjes në spital.

ME TE LEXUARAT