Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

SKANDAL, autori i vrasjes se dyfishte ne Lezhe i liruar nga burgu, u arrestua per atentat ne 2019

Autori i vrasjes se dyfishte te ndodhur diten e djeshme ne Lezhe rezulton person me precedent penale dhe madje, i liruar nga burgu.

Ne mesin e muajit nentor 2019, 40-vjeçari Aleksander Perdodaj, është vënë në prangat e policisë së Lezhës, pasi ishte shpallur në kërkim.

Policia ka thene asokohe se Aleksander Perdoda banues në Kolsh të Lezhës, akuzohej se në muajin tetor kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të M.F i cili udhëtonte me makinën e tij.

Arrestimi është bërë nga policia rrugore teksa lëvizte me makinë në aksin e vjetër Zejmen-Lezhë, citon lajmifundit.al. Pas prangosjes, u tha se Aleksander Perdoda do te perballej me akuzat për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbatja pa leje”, por nuk dihet si ka ndodhur qe ka dale nga burgu dhe tashme ka kryer vrasjen e dy personave, Preng Simoni dhe Kol Murrani ne Lezhe diten e djeshme.

Ekzekutoi kengetarin, vrasesi i dyfishte ne Lezhe i skeduar per kultivim droge

Lajmifundit.al ka mesuar se Aleksander Perdoda, autori i vrasjes së dyfishtë në fshatin Lalm të Lezhës është person problematik ne lidhje me kultivimin e droges.

Nga policia e Lezhes, konfirmojne se përdoda njihej si kultivues i lëndëve narkotike dhe kishte patur probleme pronësie edhe me banorë të tjerë të fshatit.

Policia tha se ai ka qelluar viktimat nga larg por me pas është afruar duke qëlluar edhe nga afër duke lënë të vdekur Preng Simonin dhe Kol Murranin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të konflikteve të pronesise ku objektivi ka qenë Kol Murrani.

Autori i ngjarjeje, Aleksandër Përdoda u arrestua nga policia ndërsa në kërkim është vëllai i tij i cili e ka ndihmuar të fshihej.

E duket se ngjarja që tronditi Lezhën një ditë më parë të ketë qenë e paralajmëruar, pasi pak ditë më parë ai kishte kërcënuar banorët e fshatit se nuk donte të shihte asnjë njeri në pronat e tij.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet