Plani i Mitsotakis, kur e shpall planin e heqjes së masave kufizuese ne Greqi

Bota
Plani i Mitsotakis, kur e shpall planin e heqjes së masave kufizuese ne

Kryeministri i Greqisë, Konstantinos Mitsotakis do të shpallë të martën planin e kthimit gradual të Greqisë në një situatë më normale pas një muaji e gjysmë zbatimi të masave kufizuese për koronavirusin.

Filozofia dhe fazat e njëpasnjëshme të planit të tranzicionit në "normalitetin e ri" do të komunikohen nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, të martën 28 prill, në ora 18,00.

Sipas zëdhënësit të qeverisë, Stelios Petsas, zbatimi i planit shtrihet në një periudhë dymujore, nga fillimi i majit deri në fund të qershorit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas përfundimit të masave kufizuese të qarkullimit të qytetarëve që janë në fuqi deri në 4 maj, plani i kompletuar i qeverisë do të fillojë të shpaloset në faza të caktuara, në muajt maj dhe qershor.

Rregulli është që stadet e heqjes së masave kufizuese të kanë një distancë kohore, kështu që të kemi mundësinë e vlerësimit të vazhdueshëm të ecurisë së pandemisë.

Fillimisht do të hapen floktoret, bizneset e shitjes me pakicë dhe të higjienës personale, me rregulla konkrete per shërbimin e qytetarëve.

Në vazhdim do të hapen gradualisht dhe me diferencë kohore ndërmjet tyre sistemet arsimore.

Në një fazë tjetër do të hapen bizneset më të mëdha, bizneset e ushqimit, gjithmonë me kushte konkrete dhe përderisa situata shëndetësore e popullsisë zhvillohet normalisht.

Në vazhdim do të hapen hotelet, fillimisht ato me funksionim vjetor dhe-pasi të zgjidhet edhe problemi i transportit- edhe hotelet sezonale, nga fundi i qershorit, fillimi i korrikut, citon tribuna channel.

ME TE LEXUARAT