Koronavirusi shperthen tek burgu 313, infektohen 13 persona te arrestuar

Aktualitet
Koronavirusi shperthen tek burgu 313, infektohen 13 persona te arrestuar

Koronavirusi ka hyre tashme edhe ne sistemin e burgjeve ne Shqiperi duke prekur nje numer te madh personash.

Ministria e Shendetesise konfirmoi nje rritje te kurbes se rasteve te prekura me 29 ne 24 oret e fundit nderkohe qe sipas deklarates nga rastet e reja të 24 orëve të fundit, 20 janë në Tiranës, nga të cilat 13 i përkasin një vatre në një institucion të vuajtjes së dënimit, ku po vijon hetimi epidemiologjik, pas zbulimit të rastit të parë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nderkohe ne rastet e tjera 7 raste pozitivë janë në Krujë dhe 2 raste në Shkodër.

Ajo qe mbetet shqetesuese eshte situata ne burgun 313, ku megjithese dy dite me pare rezultoi i prekur nje shtetas italian, masat nuk jane marre ne kohen dhe formen e duhur duke lejuar perhapjen e koronavirusit edhe tek 13 persona te tjere, citon lajmifundit.al. Ministria e Drejtesise e kishte cilesuar deri tani si arritje faktin se koronavirusi nuk kishte depertuar ende ne sistemin shqiptar te burgjeve./lajmifundit.al

Një i dënuar tek Burgu 313 rezulton pozitiv me koronavirus

Drejtoria e Burgjeve: Punonjësi tek “313” konfirmohet me COVID-19, asnjë rrezik për të dënuarit

Leviz serish kurba e COVID-19, 29 raste te reja ne 24 oret e fundit, infektohen edhe mjeket

ME TE LEXUARAT