Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Merr fund ‘aventura’, lenë hotelin 35 emigrantët e parë të cilët u karantinuan në Korçë

KORÇË
Lenë ambjentet e hotelit 35 emigrantët e parë të cilët u karantinuan në një nga hotelet e qytetit te Korçës pasi qëndruan për 5 ditë me radhë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Këta emigrantë u akomoduan në një hotel në periferi të qytetit të Korçës,ndërsa shpenzimet e hotelit dhe ushqimi me 3 vakte u mundësuan nga anëtari i Këshilli Kordinues i Diasporës, Lazim Destani.

Përpara largimit nga hoteli ata iu nënshtruan një kontrolli të imtësishëm mjekësor nga bluzat e bardha edhe pse gjate ditëve të qëndrimit të tyre ne hotel nuk kanë patur simptoma te COVID-19.

Pritet që gjatë ditëve ne vijim te dalin nga karantina edhe emigrantë te tjerë te akomoduar ne hotelet e qarkut të Korcës,tek të cilët rëndon likujdimi total i qëndrimit 14 ditor.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet