Vaksina kunder koronavirusit, shkencetaret britanike fillojne provat tek njerezit

Bota
Vaksina kunder koronavirusit, shkencetaret britanike fillojne provat tek

Shkencëtarët në Britani të Madhe që po punojnë për zbulimin e një vaksine kundër koronavirusit, shpresojnë të fillojnë provat klinike deri në fund të javës tjetër, raporton BBC.

Sarah Gilbert, profesoreshë në Universitetin e Oksfordit, tha se askush nuk është imunizuar deri më tani, por ekipit të saj iu dha leja, të fillonin rekrutimin e vullnetarëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo shpreson se testimet klinike do të fillojnë brenda ditëve të ardhshme.

"Ne jemi duke pritur të bëhen testet përfundimtare të sigurisë dhe të jepen miratimet përfundimtare", i tha ajo BBC-së.

Gilbert shtoi se studiuesve iu duhet mbështetje nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për përshpejtimin e prodhimit të vaksinës.

Britania e Madhe ka 115,314 të infektuar me koronavirusin e ri dhe 15,498 të vdekur.

ME TE LEXUARAT