"Do hani gjoba te renda", Rama paralajmeron bizneset qe hapen te henen

Aktualitet
"Do hani gjoba te renda", Rama paralajmeron bizneset qe hapen te henen

Kryeministri Edi Rama paralajmeroi bizneset qe hapen te henen duke u kerkuar te marrin vertetim ne e-albania dhe ta mbajne ate ne ambientin e aktivitetit pasi nese nuk u gjendet rrezikojne te gjobiten rende.

Postimi i Rames:

? GATI VËRTETIMI ONLINE NË www.e-albania.al PËR TË GJITHA BIZNESET E MIRATUARA PËR HAPJE NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË DUKE NISUR NGA JAVA QË VJEN (20 - 26 PRILL).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

KY VËRTETIM MERRET VETËM NJË HERË!

? KUJDES!

KY VËRTETIM DUHET TË JETË I DISPONUESHËM, NË MJEDISIN E BIZNESIT KUR ZHVILLOHET NJË PROCEDURË KONTROLLI.

? BIZNESET E HAPURA TË ZBATOJNË PËRPIKMËRISHT PROTOKOLLIN E SIGURISË QË ËSHTË I PUBLIKUAR NË www.e-albania.al SIPAS KATEGORISË PËRKATËSE

* nëse nuk keni një llogari ekzistuese të biznesit tuaj në e-albania, lutemi të kryeni hapjen e saj duke u identifikuar si Administrator me kredencialet tuaja.

Klikoni butonin Regjistro një biznes.

Plotësoni të dhënat që Ju kërkohen.

Për të gjeneruar vërtetimin, mjafton të identifikoheni në llogarinë e biznesit në e-albania me nipt-in tuaj dhe të përzgjidhni shërbimin “Vërtetim për aktivitet ekonomik të hapur”.

Pasi të klikoni butonin “Përdor”, menjëherë në ekran do t’ju shfaqen të dhënat e biznesit tuaj dhe mesazhi nëse subjekti Juaj lejohet ose jo të ushtrojë aktivitetin në këtë periudhë.

Klikoni butonin “Dërgo” dhe vërtetimi do të vijë menjëherë në adresën e email-it të biznesit që është regjistruar në platformën e-albania.

Para se të mbyllni dritaren e konfirmimit në e-albania, lutemi të lexoni me vëmendje protokollin e sigurisë, që duhet të zbatojnë bizneset e hapura.

Ruani veten, punonjësit Tuaj dhe konsumatorin!

Përdorni www.e-albania.al

? MOSDISPONIMI I VËRTETIMIT SI BIZNES I MIRATUAR NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË APO MOSZBATIMI I PROTOKOLLIT PËRKATËS TË SIGURISË, SJELLIN PASOJA ADMINISTRATIVE DHE PENALE

ME TE LEXUARAT