Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Katër burra me kapucë sulmojnë me molotov televizionin “SKAI” në Greqi

Televizioni grek “SKAI”eshte sulmuar në orën 3 të mëngjesit të sotëm, me orën greke, nga 4 burra me kapuç, të cilët hodhën molotov në grupin SKAI në Faliro dhe u zhdukën.

Mediet përshkruajnë dhe skenën si ka ndodhur sulmi, teksa raportojnë se burrat e maskuar me kapuç lëvizën rreth murit të ndërtesës, në pjesën perëndimore hodhën molotov që nuk shkaktoi dëme serioze materiale dhe u zhdukën.

Të dyja ranë në një ballkon në katin e parë dhe të tretin. Roja njoftoi menjëherë policinë dhe patrulla të ekipit të DIAS mbërritën në vendin e ngjarjes, ndërsa mobilizimi i njerëzve të sigurimit të stacionit ishte në kohë.

Ata lëvizën në pikën e sulmit për të kontrolluar situatën dhe për shuarjen e zjarrit.

Pas mbërritjes në SKAI, policia filloi kontrolloi në çdo drejtim për të gjetur dhe arrestuar autorët e krimit.

Siç tha edhe Giorgos Avtias në emisionin e mëngjesit në SKAI “Kalimera”: “Ne të gjithë jemi mirë dhe programi i stacionit do të vazhdojë normalisht”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet